Aksidenti në Llapnasellë, reagon i riu që fillimisht u deklarua i vdekur nga Policia

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, 25 vjeçari Sefa Kaya, menaxher i një këngëtari në Kosovë, ndërroi jetë në aksin Prishtinë-Ferizaj për shkak të një aksidenti tragjik.

Fillimisht policia njoftoi se viktima quhej A.J. duke i ofruar publikut të dhënat e një shqiptari nga Maqedonia, por më pas ka rregulluar informacionin duke thënë se bëhej fjalë për një shtetas tjetër.

Sipas policisë, ngatërresa ndodhi për shkak se dokumentet e A.J. ndodheshin në makinën e aksidentuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe Admir Jakupi, i përmendur nga Policia e Kosovës duke thënë se ishte mirë dhe nuk kishte pësuar asgjë, shkruan albeu.

“Shoqëri e nderuar, fatmirësisht unë jam mirë me veturë time tjetër kush është kenë në aksident”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Reklama