Aksident tjetër në Bërnjak, ku para pak ditësh humbën jetën tre persona

Një aksident tjetër ka ndodhur në Bërnjak, në vendin ku para pak ditësh ndodhi një aksident fatal, ku të vdekur mbetën tre persona.

Një qytetar ka njoftuar në Facebook për këtë aksident, ku edhe ka publikuar një fotografi. Mirëpo, nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Luli Gashi ka porositur qytetarët që të kenë kujdes në ngasje, për shkak të aksidenteve të shumta ditëve të fundit.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të vendit ku të premtën humben jetën tre persona derisa tre të tjerë u lënduan rëndë si pasojë e një aksidenti. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka shkruar Gashi në Facebook. /RahoPress/

Reklama