Aksident me fatalitet në rrugën Rahovec-Xërxë, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën Rahovec-Xëxë, në fshatin Fortesë, ku dyshohet se ka mbetur një i vdekur dhe një i lënduar.

RahoPress ka siguruar fotografi nga vendngjarja, ku tashmë kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

Nuk është bërë ende e ditur për rrethanat e aksidentit dhe të përfshirët në të.

RahoPress do t’iu mbajë të informuar për informacionet më të reja lidhur me aksidentin.

Reklama