Aksident i rëndë rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj

Osmanollaj tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, tha ai.

 

Reklama