Aksident i rëndë në Rahovec, raportohet për 2 të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë

Sot në Rahovec, në rrugën Fortesë – Rahovec, afër “Stone Castle”, ka ndodhur një aksident i rëndë dhe me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash.

Siç ka marrë vesh portali RahoPress, nga burime të veta brenda organeve të sigurisë, deri tani është raportuar për dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë si pasojë e aksidentit.

Lajmi më i ri lidhur me aksidentin: E rëndë, shkon në 3 numri i të vdekurve nga aksidenti në rrugën Fortesë-Rahovec

Po ashtu, merret vesh se të vdekurit janë nga Rahoveci dhe rrethina.

Nga pamjet që portali ka siguruar shihet që njëra prej veturave është “Renault”, ndërkaq, për shkak të dëmtimeve të mëdha, tjetri automjet nuk identifikohet nga fotografitë.

Policia dhe ekipet tjera të emergjencave kanë dalë në vendngjarje me shpejtësi.
RahoPress do t’ju mbajë të informuar lidhur për më të rejat nga kjo tragjedi. /RahoPress/

 

Reklama