Aksident i rëndë në Komoran, krijohet kolonë 5 kilometra e veturave

Në mëngjesin e sotëm magjistralja Prishtinë-Sllatinë dhe anasjelltas ka qenë e bllokuar nga kolonat e gjata me vetura, kjo si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Lexues të Metros kanë dërguar fotografi dhe video, ku shihet një kolonë e madhe e veturave në drejtim të Prishtinës, kjo ka ardhur pas një aksidenti të rëndë në mes dy veturave tek ura në Komoran.

Por, sipas tyre kolona ka filluar nga Parku i Biznesit e deri tek rrethi aeroporti, që i bie nja gjatësi rreth 5 kilometra. Arsyeja e kësaj madje ishte edhe pastrimi i kësaj rruge në të dy kahet dhe kjo ka shkaktuar bllokim të madh të komunikacionit në këtë pjesë.

Sipas dëshmitarëve nga ky aksident ka të lënduar dhe që janë dërguar shpejtë me ambulancë për trajtim.

Reklama