Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix 2019 në Budapest.

Xhudisti nga Kosova, arriti që në sfidën drejt gjysmëfinales të mposhtë me ippon garuesin nga Japonia, Masashi Ebinuma, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev.

Kundërshtari i radhës i Gjakovës, është 24 vjeçar.

Reklama