Akademi politiko-shkencore në 20-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Po bëhen dy dekada prej zhdukjes së veprimtarit e ideologut të shquar Ukshin Hoti.

Në 20-vjetorin e zhdukjes së Hotit, në Universitetin që mban emrin e tij “Ukshin Hoti” në Prizren, do të organizohet akademi politiko-shkencore nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Akademia do të mbahet më 16 maj në ora 12:00.

Paraprakisht do të bëhen homazhe para shtatores së Ukshin Hotit, e më pas do të mbahen fjalime nga liderë të ndryshëm që do të jenë prezentë.

Hapja e akademisë do të bëhet nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. /RahoPress/

Reklama