Agrofesta prezanton logon dhe sloganin e ri

Festivali tradicional i perimkulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta, ka prezantuar logon dhe sloganin për edicionin e sivjetmë.

“Ditë e Gëzueme” është slogani më i ri i festivalit, ndërkaq në logo paraqitet një rrotullake me speca me ngjyra të ndryshme. Ky është edicioni i gjashtë i festivalit, e për sivjet janë paralajmëruar shumë ndryshime.

Agrofesta tash e disa vjet mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perime kulturave dhe produkteve te tyre.

Në këtë edicion, Agrofesta do të ketë aktivitete të reja, muzikë të përzgjedhur dhe detaje të tjera që do të sjellin një përjetim unik për pjesëmarrësit.

Festivali sivjet mbahet më 14 shtator.