Agro-turizmi, Latifi: Dimension i ri për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në Rahovec

Me shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi kryetar aktual, në fjalimet e tij dhe komunikimin me publikun ka shfaqur pjesë nga vizioni qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Një prej zotimeve që ka përmendur është edhe zhvillimi i sektorit të agro-turizmit në Rahovec.

Latifi e sheh agro-turizmin si mundësi për Rahovecin, për dinamizmin e zhvillimit në sektorin e bujqësisë, e po ashtu edhe në sektorin e turizmit.

“Unë me ekipin tim besojmë që bujqësisë në komunën tonë duhet t’i japim dimension të ri zhvillimi përmes agrogturizmit, një plan të cilin do ta shpalosim ditëve dhe javëve të ardhshme”, ka thënë Kryetari Smajl Latifi në njërin prej fjalimeve të tij të fundit.

Agro-turizmi është një sektor që ka treguar suksese në shumë vendbanime shqiptare, sidomos në Shqipëri. Rahoveci e ka mundësinë e këtij sektori, nëse merren vendimet e duhura për krijimin e infrastrukturës dhe mbështeten investitorët e rinj.

Reklama