“Agro Celina” nis me shpërndarjen e fidaneve të trangullit

Qendra grumbulluese e pemëve dhe perimeve “Agro Celina”, ka filluar me shpërndarjen e fidaneve të trangullit kërnishon të llojit Kybria.

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se të gjithë fermerët e interesuar mund furnizohen me fidane të gatshme për mbjellje në ambientet e tyre të mbrojtura.

“Përveç kësaj i gjithë prodhimi i gatshëm kontraktohet nga qendra grumbulluese ku bëhet seleksionimi dhe paketimi për të eksportuar në vendet e ndryshme të BE-së”, thuhet në njoftim.

Reklama