Agim Veliu: Edhe kryeministri edhe presidenti janë shumë për VV-në

Edhe Vjosa Osmani përmend mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, VV i dërgon mesazh të qartë LDK-së.

Asgjë nuk po mundet ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës që të heq dorë në posti i Presidentit.

Madje as mesazhet që po iu japin ndërkombëtarët.

E për njërin nga nënkryetarët e  LDK-së, për Vetëvendosjen janë shumë edhe kryeministri edhe presidenti.

Veliu këto ditë ka pasur edhe takime me amerikanët që janë me mision në Kosovë.

Por ato i quan takime të zakonshme.

Për ujdinë me VV ka folur edhe kandidatja për kryeministre që LDK e kishte përzgjedhur për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas Osmanit duhet të ketë vullnet për dakordim mes dy partive deri me 26 dhjetor, në të kundërtën vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Por gjermanët që ishin gjatë këtyre dy ditëve në Kosovë thanë se karriga e presidentit nuk ishte pjesë e garës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje të kontaktuar nga T7 nuk kanë dashur që të prononcohen për këtë çështje.

Por ajo që ka thyer heshtjen e VV është Albulena Haxhiu.

Ky postim i saj në facebook ani pse i shkurtër ka qartësuar edhe një herë qëndrimin e VV-së sa i përket karriges së presidentit.

Reklama