Adem Salihaj: Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, ka shpërthyer me akuza e kritika ndaj liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Salihaj në një postim në Facebook, e ka quajtur Mustafën “shkatërrues” të LDK-së dhe “njeri të neveritshëm”.

Ai ka thënë se votuesi i mllefosur në Mustafën, e ka ndëshkuar LDK-në, duke e renditur si partinë e tretë në zgjedhjet e mbajtur sot, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.

Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.

Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së!

A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!

I ka kaluar të gjithë kufijtë!

Reklama