AAK vazhdon takimet me struktura dhe qytetarë: Aleanca po rritet çdo ditë e më shumë

AAK në Rahovec ka vazhduar edhe sot aktivitetet para-elektorale, duke takuar aktiviste dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Degës, Smajl Latifi me zyrtarë të tjerë, sot kanë qëndruar në Gexhë, Malësi të Vogël dhe Çifllak.

Në njoftim thuhet se AAK po fiton mbështetje në mënyrë të vazhdueshme.

Njoftimi i plotë:

Pritja e ngrohtë dhe pjesëmarrja e aktivistëve të shumtë në nëndegët e Gexhës, Malësisë së Vogël dhe Çifllakut, e bashkëbisedimi me ta po dëshmon për mbështetjen e gjerë dhe të gjithanshme që ka Aleanca dhe vizioni i liderit tonë, z. Ramush Haradinaj.

Aleanca çdo ditë e më shumë po rritet dhe po fiton mbështetjen e qytetarëve anembanë Kosovës.

Faleminderit shumë!

Reklama