AAK, tubime me qytetarë në Brestoc, Hoçë të Vogël, Nagac e Celinë

AAK ka vazhduar fushatën sot në Brestoc, Hoçë të Vogël, Nagac e Celinë.

Kreytari i AAK-së, ka qëndruar në këtë fshatra bashkë me kandidatët për deputetë.

Ai ka shkruar:

Brestoci, Hoça e Vogël, Nagaci dhe Celina, e dinë më së miri se si të bashkuar arrihet fitorja, e këtë do ta thonë edhe më fuqishëm me 14 shkurt.

Është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë.

Faleminderit për përkrahjen Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Celinë!

#ForcaeKosovës✅1️⃣3️⃣5️⃣

#RamushHaradinaj ✅1️⃣

Reklama