AAK thyen rekordin, mori 13 asambleistë në zgjedhjet e 17 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec ka shënuar rekord për numrin e asamblistëve të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas informacioneve, AAK nga procesi i zgjedhjeve të 17 tetorit del me 13 asambleistë, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Ndërkaq VV ka marrë 7 asambleistë, LDK 6 si dhe PDK 5.

Kjo parti i ka fituar bindshëm zgjedhjet e së dielës së kaluar.

Edhe kandidati për kryetar i AAK-së, Smajl Latifi, ka marrë 47.2% të votave, duke i dalë i pari në zgjedhje, me një distancë të madhe nga kandidati i dytë, Visar Korenica i VV-së, i cili ka marrë 24.78% të votave. Ky është një tjetër rezultat historik i AAK-së në Rahovec.

Me këtë rezultat, Rahoveci do të shkojë në balotazh me 14 nëntor.

Reklama