AAK-së në Rahovec i bashkohet matematicienti Bekim Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së AAK-së në Rahovec, Rumir Zhuniqi, ka pritur sot në parti anëtarin më të ri, matematicientin Bekim Krasniqi.

Zhuniqi ka thënë se Aleanca ka hapur dyert për profesionistët dhe punëtorët dhe për ata që e duan shtetin dhe kombin.

“Aleanca ka hapur dyert për profesionistët dhe punëtorët, për ata që e duan shtetin dhe kombin tonë. Sot, rrugës sonë politike iu bashkangjitë edhe Bekim Krasniqi nga Pastaseli, një matematicient i suksesshëm dhe njeri i ndershëm. I urova mirëseardhje dhe i dëshirova suksese”, ka shkruar ai.

Reklama