
Kryetari i Degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur sot në parti edhe dy studentë.
Qazim Thaçn e Gentian Hotin, Latifi i ka përshkruar si dy studentë të suksesshëm dhe të shkathët.

“Dy të rinj, të cilët kishin rreth të gjerë të shokëve dhe shoqeve, me një shkathtësi dhe përvojë në fushën e komunikimit me grupmosha të ndryshme, Qazim Thaçi dhe Gentian Hoti, i pari student i teknologjisë informative, i dyti student i ekonomisë, sot me vullnet vendosën të bëhen pjesë e projektit të AAK-së. Të rinjtë që po na bashkohen po i japin shpirt dhe fuqi fitores sonë që do ta korrim me 14 shkurt! Faleminderit shumë për përkrahjen, Gentian dhe Qazim!”, ka shkruar Latifi në njoftimin publik.
