AAK në Rahovec fushatë pa billborde dhe postera

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se këtë fushatë do ta realizoj pa billborde dhe postera.

Latifi ka thënë se teknologia bashkëkohore e ka lehtësuar komunikimin prandaj, për fushatë do të shfrytësojë këto alternativa.

Latifi ka shkruar:

Fushatë pa billboarde e postera!

Rrjetet sociale e kanë lehtësuar shumë komunikimin dhe llogaridhënien, me dhe para masës. Për më tepër, billboardet dhe posterët dëmtojnë ambientin e shpesh bëhen ngarkesë në sytë e qytetarëve, duke mos harruar edhe kostot që kanë.

Andaj, kemi vendosur që në këto zgjedhje të komunikojmë vetëm drejtpërdrejtë me qytetarin, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në takime duke respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Kështu ne do të kujdesemi për ambientin dhe njëkohësisht do të jemi më afër se kurrë me qytetarët.

Reklama