AAK me 4 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Rahovec përmes një procesi të votimit ka
miratuar propozimet për kandidatët e ardhshëm në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Sipas AAK, Në listën e prirë nga Kryetari Ramush Haradinaj, janë përzgjedhur njerëz të profileve të ndryshme, por që të gjithë na përfaqësojnë denjësisht, emrat e të cilëve e nderojnë Aleancën dhe Rahovecin.

Kandidatët janë:

Fatmir Iska
Berat Duraku
Bjondina Kleqka dhe
Mahmut Morina

“Janë këta kandidatët të cilët në legjislaturën e ardhshme do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. T’i përkrahim bashkë, masivisht sot, që ata të na përfaqësojnë denjësisht nesër në Kuvend.Na priftë e mbara!”, thuhet ne njoftim.

Reklama