AAK krijon Kodin Etik të partisë, i cili u nënshkrua nga më shumë se 600 delegatë

Dje ka përfunduar Kuvendi i Punës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Siç ka njoftuar kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, në këtë Kuvend kanë marrë pjesë mbi 600 delegatë na të gjitha degët e AAK-së.

“Sot, më 30 Qershor 2019, u zhvillua Kuvendi i Punës i AAK-së me prezencën e mbi 600 delegatëve nga të gjitha degët e AAK-së. Në këtë kuvend pune u diskutua rreth orientimit strategjik të Aleancës dhe objektivat e Kuvendit të Punës. Në mënyrë solemne, duke filluar nga Kryetari i AAK-së dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe nga të gjithë delegatët dhe delegatet, u nënshkrua Kodi Etik i AAK-së”, ka njoftuar Latifi.

Ai ka thënë se në Kuvend, janë miratuar ndryshimet statutare të propozuara nga Këshilli Drejtues dhe u bë themelimi i Institutit: Qendra për Hulumtim dhe Strategji.

“Poashtu, u themelua edhe Departamenti i Gruas së AAK-së, përmes të cilit do të fuqizohet edhe më shumë roli i gruas në strukturat e aleancës dhe në jetën shoqërore.  Në punimet e Kuvendit të Punës, ekspertë të shumtë të ekonomisë nga radhët e AAK/së diskutuan gjerësisht Planin e AAK-së për Ekonominë dhe Politikat Fiskale, në funksion të rritjes ekonomike dhe zvogëlimit të papunësisë.  Në fund, nga punimet e Kuvendit të Punës dhe nga grupet punuese dolëm me përfundimet dhe me rekomandimet përkatëse!  Me angazhimin maksimal të strukturave tona dhe me fuqinë organizative që ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar dhe po dëshmon se jemi forca e parë politike që jemi në gjendje t’u dalim përballë të gjitha çështjeve që janë në interes të qytetarëve tanë”, ka njoftuar ai. /RahoPress/

Reklama