AAK e Rahovecit përshëndetë nisjen e kompensimet të dëmeve dhe angazhimin e Latifit dhe Haradinajt

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, nëpërmjet një komunikate e ka vlerësuar angazhimin e kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi për nisjen e kompensimeve të dëmeve të shkaktuara nga breshri i vitit të kaluar.

AAK nuk ka lënë pa falënderuar as kryeministrin, i cili kishte marrë vendim për të kompensuar fermerët rahovecas me mëse 1 milionë euro.

”AAK në Rahovec, po ashtu, dëshiron që të përshëndesë edhe interesimin, gatishmërinë dhe seriozitetin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, që fermerët e Rahovecit të dëmshpërblehen, pas vendimit për ndarjen e 1 milionë eurove, që ai e mori më 26 prill të këtij viti”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së, qeverisja e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi është duke dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin ndaj problemeve të ndryshme me të cilat përballen qytetarët, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

”Ne inkurajojmë Komunën e Rahovecit si dhe Qeverinë e Kosovës, që të vazhdojnë mbështetjen, jo vetëm të femerëve, por edhe të gjithë sektorëve të tjerë, për t’i prekur sa më shumë e në menyrë të barabartë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për mbështetje institucionale”, thuhet në fund.

Reklama