AAK e Rahovecit mban takim të Kryesisë në ambient të hapur

Në cilësi të kryetarit të Degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka mbajtur sot një takim me anëtarët e Kryesisë së partisë në Rahovec. Çfarë e karakterizoi këtë takim, është fakti që u mbajt në ambient të hapur.

AAK e Rahovecit ka respektuar plotësisht rekomandimet e IKSHPK-së, duke e mbajtur takimin jashtë dhe me distancën e mbajtur sipas rekomandimeve.

Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Rahovec pas shfaqjes së pandemisë, si dhe tema të tjera.

“Në një mjedis të hapur dhe duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec, z.Smajl Latiti ka takuar sot kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Rahovec. Tema të këtij takimi edhe në këtë kohë pandemie ishin: Zhvillimet aktuale në vend dhe në komunën e Rahovecit; Gjendja në komunën e Rahovecit, pas shfaqjes së pandemisë COVID-19; 20 vjetori i themelimit të AAK-së në Rahovec. Kryetari Latifi ka informuar të pranishmit për zhvillimet e fundit në komunën e Rahovecit, punët që po kryhen edhe përkundër pandemisë COVID-19, si dhe gjendjen aktuale të të infektuarve me virusin Korona”, theksohet në njoftimin e AAK-së.

Tutje, në njoftim theksoset se kryetari Latifi ka kërkuar mobilizimin e degës për shënimin e 20-vjetorit të saj në Rahovec.

“Ai njëkohësisht ka ftuar kryesinë e degës për mobilizim dhe aktivitet të shtuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Rahovec, një rast i mirë ky për të hedhur vështrimin pas për të parë dy dekada histori të Aleancës, të arriturat dhe sukseset që ajo ia ka sjellë Kosovës dhe Rahovecit, gjatë qeverisjes së saj në dy mandate. Aleanca, vazhdon të qëndrojë e bashkuar për dy dekada radhazi, e bashkë kemi për të sjellë edhe shumë suksese të tjera!”, thuhet në fund.

Reklama