A mund të kemi sërish mbyllje totale në Kosovë? – flet Lul Raka

Mirkobiologu Lul Raka ka treguar nëse mund të ketë mbyllje totale në vendit nëse do të ketë rritje të rasteve me COVID-19.

Raka thotë se është kundër një mbyllje totale, meqenëse sipas tij nuk është zgjidhje. Por, thotë se nëse do të ketë rritje të madhe të rasteve dhe mbingarkesë të kapaciteteve, mund të ketë disa kufizime.

“Jam kundër mbylljes së tillë (klasike). Nuk është mbyllja totale zgjidhje. Por nëse ka rritje të madhe të numrave, rasteve dhe mbingarkesë të kapaciteteve atëherë normal që do të ketë disa kufizime por jo mbyllje totale. Mbyllja totale nuk besoj që është opsion por masat tjera kufizuese nëse kemi rritje masive atëherë mund të ketë”, ka deklaruar Raka.

Sipas Rakës, përhapja e Covid-19 varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit.

“Kemi tre faktorë të cilët na bëjnë që të përgatitemi më mirë edhe intensiteti i valës së re që pritet, në shumë shtete të Europës veç është në kulmin e saj. Kjo varet prej shumë faktorëve por ne mund të ndikojmë në më kryesorin, sjelljen tonë. Si sillemi në këtë kohë, prandaj kjo edhe më tepër e fuqizon zbatimin e masave parandaluese në njërën anë nga populli i Kosovës e në anën tjetër fuqizimin e mbikëqyrjes nga inspektorati dhe nga policia”, tha Raka për televizionin publik të Kosovës.

Reklama