A dorëzohesh për tarifën nëse arrestohesh? – Kjo ishte përgjigja e Haradinajt

I befasuar dhe i qeshur kishte reaguar Ramush Haradinaj kur ishte pyetur gjatë 

Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të ekzekutivit pasi që sipas tij është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

“Uh qyqe, ku po të shkojka menja ty” ishte përgjigjur ai duke qeshur, kur u pyet nga Jeta Xharra së a do të dorëzohej lidhur me tarifën nëse arrestohet përsëri.

Në muajin mars, me krenari dhe bindje ai kishte deklaruar së e ndjen vetën si njeri të lirë.

“Me më pas shku mu menja, sja kisha nis luftës as paqes as jetës as kurrgjë. Unë atë që e di që është e drejtë i shërbej asaj që besoj. Për atë e konsideroj vetën si njeri i lirë, nuk jam i arrestum, i prangosur as nuk më qesin pranga se e din kush jam”, është shprehur më tutje Haradinaj.

Tashmë kryeministri në dorëheqje i Kosovës, lidhur me arrestimin e tij gjithashtu kishte thënë së ka ‘lezet në burg’.

“Jam kanë në burg, boll lezet është. Kaloj mirë në burg. Di me tejkalu edhe burgun, së kam për s’pari herë”, ka deklaruar ai.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj ‘detyrohet’ të tërhiqet nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata e Hagës.

Haradinaj gjatë kumtimit të vendimit të tij, garantoi qytetarët e Kosovës që taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të vazhdoj të mbetet edhe pas dorëheqjes.

Vendimi për taksen 100 për qind ishte vendosur në nëntor të vitit 2018.

“Më lejoni të iu siguroj se taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime”, tha ai, të premten.

Haradinaj tha që Bashkësia Ndërkombëtare është duke bërë gabim që po insiston në largimin e taksës.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes. Bashkësia Ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmimin të papërballueshëm për Kosovën, për njohjen”, shtoi Haradinaj.

Në fund ai porositi pasardhësin e tij që të mos e vë në ‘pazarin’ e dialogut vendimin për taksën.

Historiku i Gjykatës Speciale:

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

Reklama