888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe një viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 888 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 86 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit,  38 persona janë shëruar nga COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 11 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.

Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Në total numri i rasteve aktive është 3.489.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Reklama