87 bujq përfitojnë mekanizëm bujqësor / Latifi: Fermerët, në krye të agjendës sonë zhvillimore

Komuna e Rahovecit ka vazhduar sot me shpërndarjen e mekanizmit bujqësor.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot kanë përfituar 87 bujq, duke shpërndarë 68 motokultivatorë, 8 laktofrizë 300 litërsh dhe 11 laktofrizë 500 litërsh.

Latifi ka thënëns e bujqit mbesin në krye të agjendës së tij zhvillimore.

Latifi shkruan:

Bujku e fermeri rahovecas vazhdon të mbetet në krye të agjendës sonë zhvillimore.

Së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtorin e bujqësisë Berat Duraku dhe bashkëpunëtorë, kemi vazhduar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 87 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”– me pjesëmarrje, ku përfitues janë gjithse 804 fermerë.

Janë shpërndarë:

*68 motokultivatorë

*8 laktofriz 300 litër

*11 laktofriz 500 litër

Pra, 87 fermerë, sot i kanë pranuar pajisjet e tyre.

Fermerë të nderuar, ju informojmë se shpërndarja do të vazhdojë javëve në vijim, varësisht se si do t’i kenë mundësitë e furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit.

Urime për të gjithë përfituesit!

T’i gëzoni!

Reklama