700 fermerë të Rahovecit përfitojnë mekanizëm bujqësor

Sot, Komuna e Rahovecit ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.

Mekanizmat bujqësor të cilët do të shpërndahen janë:

391 Motokultivatorë;

88 Spërkatëse 500L;

78 Frezë 1.8;

47 Plugje dy krahësh;

41 Kultivatorë;

31 Frezë 1.6;

13 Mulqere për hardhi;

6 Shpërndarëse plehu;

4 Makina mjelëse dhe

1 Pompë për ujitje.

Pra, gjithsej 700 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor.

“Urime për të gjithë përfituesit dhe ju siguroj se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të zbatojë këto masa  suksesshëm me vetëm një qëllim: ndihmën e vazhdueshme në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët, e që ndikon direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale.  Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë në të gjithë sektorët e saj, padyshim që bujqësia mbetet sektori kyç në qeverisjen time!”, ka shkruar Latifi.

Për më shumë shih linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1227478140944336

Reklama