7 korrik 1991, kur Ukshin Hoti kishte kërkuar publikisht themelimin e Ushtrisë së Kosovës – Video

Veprimtari, patrioti dhe intelektuali shqiptar Ukshin Hoti, në një fjalim të mbajtur më 7 korrik 1991, kishte bërë thirrje për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat politike në të cilat ndodhemi, ftoj të formojmë politikë të qartë, mbi atë se duhet që në mënyrë urgjente të formohen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës”, kishte thënë Ukshin Hoti më 7 korrik të vitit 1991.

Ky fjalim ishte mbajtur në fshatin Fortesë në ceremoninë e varrimin të ushtarit Elmi Popaj, i cili ishte vrarë në Slloveni gjatë shërbimit ushtarak.

Reklama