658 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 658 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 6,008 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive ka shkuar në 3,837.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 4,685 persona.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 795,476, me tri doza është 2,162, ndërkaq me doza përforcuese është 30,291.

Ndërkaq, numri i dozave të administruara në Kosovë në total është 1,713,150.

Reklama