62 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 62 aktakuza, kundër shtatëdhjetë 70 personave për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona të dyshuar.

Në këtë periudhë janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre  persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një kërkesë për sekuestrim.

Reklama