60-vjeçarja që mban 160 koshere bletë

I ka 60 vjet dhe ditët e saj nisin e përfundojnë me punë.

Gjyle Hyseni është një ndër bletaret më në zë të Gjakovës, e cila tash e 20 vjet njihet për mjaltin e koshereve me bletët që ka.

Kryefamiljarja i ka 160 koshere bletësh të ndara në 2 parqe.

Thotë se me padurim pret të zbardhë dita që të nisë punën nëpër koshere.

Mjaltë të ndryshme, si dhe qumësht blete ofron ajo për klientët e saj, të cilët thotë se i ka të sigurt.

Nga bletët vazhdon punën në stallën me kafshë, në të cilën aktualisht mban 4 lopë.

Bletarja nga fshati Molliq i Gjakovës është shembull i një gruaje punëtore derisa thotë se me punë arrihet çdo gjë.

 

Reklama