6 muaj nga i infektuari i parë me koronavirus në Kosovë, ky është numri i rasteve aktive

Që nga rasti i parë me koronavirus në Kosovë, deri tani janë shënuar totalisht 14,637 raste, me 596 viktima, dhe 11,435 të shëruar.

Në njoftimin e djeshëm të IKSHPK’së është bërë e ditur se kanë rezultuar edhe 71 raste pozitive, dhe 163 të shëruar.

Të hospitalizuar janë 362 pacientë, ndërsa në ventilator janë 6 raste.

Raste aktive në Kosovë janë 2.606 gjithsej

Reklama