56 për qind e kosovarëve besojnë se 2022-shi do të jetë më i mirë se viti paraprak

Banorët e Kosovës janë në mesin e shteteve që besojnë se viti 2022 do të jetë më optimist sesa ai paraprak. Në anketimet e kryera nga Gallupi, 56 për qind e kosovarëve janë optimistë për 2022-n, 12 janë pesimistë e 29 për qind thonë se janë neutralë.

Optimistë, sipas matjeve të publikuara, dalin të jenë edhe banorët e Shqipërisë. 70 për qind prej tyre besojnë se ky vit do të jetë më i mbarë, 5 për qind janë pesimistë e 25 për qind janë neutralë. Në këtë matje, Shqipëria është vendi i dytë më optimistë në botë, e vendin e parë e zë Indonezia me 76 për qind.

Pas tyre renditet Nigeria me 68 për qind, Azerbejxhani 62 për qind, Vietnami 59 për qind e të tjera. Ndërsa, top shtetet më pesimiste që besojnë se ky vit do të jetë i i keq janë Turqia me 56 për qind, Bullgaria 48 për qind, Polonia 47 për qind, Republika Çeke 45 për qind e Pakistani 41 për qind.

Në aspektin e rritjes ekonomike, Nigeria është vendi që beson më së shumti, me 61 për qind, derisa Shqipëria është e pesta, me 49 për qind.

Reklama