36 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 36 persona kanë vdekur si pasojë e virusit korona.

Deri më tani në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë nuk është raportuar për kaq shumë njerëz të vdekur nga COVID-19.

Ndërsa, sips përditësimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë të bëra me 27 gusht nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 421 njerëz.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Reklama