3,300 metra ndriçim u përuruan mbrëmë në Gexhë

Banorët e fshatit Gexhë janë bërë me ndriçim publik.

Kryetari Smajl Latifi ka njoftuar se mbrëmë janë përuruar 3,300 metra ndriçim në këtë fshat, ku përfshihen katër segmente rrugore, që i bie 90% e fshatit.

“Sonte, në Gexhë përuruam ndriçimin publik në gjatësi 3300 metra, ku përfshihen 4 segmente rrugore, pra, 90% e fshatit mbulohet me ndriçim publik, një investim kapital shumë i domosdoshëm për këtë fshat në funksion të rritjes së sigurisë së lëvizjes së qytetarëve”, ka njoftuar mbrëmë Kryetari Latifi.

Ai ka paralajmëruar se me ndriçim do të bëhen edhe disa fshatra e lagje të tjera të Rahovecit.

“Ne do të vazhdojmë me vendosjen e ndriçimit publik së shpejti edhe në: Kramavik, Sapniq, Hoçë të Vogël, Brestoc, Senoc, Pastasel, Polluzhë, Vrajakë, Bratatin, Pataqan, Zaqisht, Opterushë, Zatriq, si dhe në vendbanime të tjera dhe pjesën e mbetur të lagjeve në qytetin e Rahovecit. Punë e projekte po realizohen në secilën lagje e lokalitet të komunës së Rahovecit, përkushtimi ynë në shërbim të qytetarëve nuk do të mungojë asnjëherë! Urime qytetarëve të Gexhës!”, ka shrkuar ai.

 

Reklama