30 mijë njerëz braktisën Kosovën në vitin 2018

Kosova po boshatiset nga viti në vit. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë vitit 2018, nga Kosova janë larguar rreth 30 mijë persona.

Arsyet kryesore që i kanë shtyrë ata ta marrin rrugën jashtë vendit po del të jenë bashkimi familjar, gjetja e një vendi pune dhe studimet.

Numri i kosovarëve që po e braktisin Kosovën nuk ka shënuar rënie. Madje, krahasuar me vitin 2017 pothuajse është trefishuar.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2018″>2018”, rreth 30 mijë persona e kanë braktisur vendin gjatë vitit 2018

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë”, thotë raporti i ASK’së.

Në raport theksohet se pjesa më e madhe e atyre që u larguan nga Kosova për vitin 2018″>2018, ishin emigrantë legalë, derisa arsyet kryesore të largimit ishin bashkimi familjar dhe punësimi.

“Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018″>2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës”, thuhet në raport.

Sipas ASK’së, përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kanë emigruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Turqi.

Por, përveç kosovarëve që lanë Kosovën e shkuan për të jetuar në vende të huaja, të tjerë ndërruan edhe qytetet ku banonin. Rreth 9 mijë kosovarë lëvizin prej një komune në tjetrën gjatë 2018″>2018’s, shkaku i martesave.

“Gjatë vitit 2018″>2018, vlerësohet se një numër i konsiderueshëm i popullsisë rezidente në Kosovë ka ndërruar vendbanimin (komunën) për arsye të ndryshme kryesisht nga vendbanimet rurale në ato urbane dhe surb-urbane. Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunë tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 8,967 banorë (bazuar në trendin e martesave, lëvizjet në periudhën 5 vjeçare: 2005-2010 të nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë si dhe numrin e nxënëseve që kanë ndërruar komunën e vendbanimit rezident)”, thuhet në raport.

Ndërkohë, për dallim prej atyre që braktisën Kosovën, rreth 7 mijë qytetarë të tjerë e zgjedhën Kosovën që të banonin. Në këtë numër përfshihet të kthyerit, azilkërkuesi dhe ata që janë me lejeqëndrimi.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), UNHCR, IOM, të dhënat nga disa komuna dhe data bazës se Eurostat-it numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2018″>2018 është vlerësuar gjithsej 6,762 banorë”, njofton ASK’ja.

Edhe Instituti EPIK ka publikuar një raport në të cilën paraqiten migrimin e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në një periudhë 10 vjeçare.

Sipas një hulumtimi të EPIK, rreth 1,249,706 (44%), qytetarë janë larguar nga Shqipëria e Kosova në periudhën 2008-2018.

“Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008- 2018″>2018”, thuhet në raportin e këtij instituti.

Në këtë listë, prin Shqipëria për t’u renditur e dyta Kosova me 529.647 (30%) qytetarë të larguar nga vendi.

Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe bazuar edhe nga të dhënat që janë siguruar nga vendet e BE-së, tregojnë se numri i shtetasve kosovarë, të cilët janë zënë me qëndrim të paligjshëm brenda territorit të shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen në vitin 2016 ishte 11,370 persona.

Kjo tregon një rënie të dukshme të numrit në krahasim me vitet e shkuara sidomos me vitin 2015 që ishte 52,310 persona. Ndërsa vendi ku numri më i madh i kosovarëve janë zënë duke qëndruar jashtëligjshëm është Gjermania.

Reklama