28 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të vdekjeve me COVID-19.

Ndërsa, nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124,711.

Deri tani në Kosovë kanë vdekur 2, 629 persona nga COVID-19.

Reklama