28 OJQ të Rahovecit përfituan mbështetje direkte nga Komuna përmes subvencionimit

28 organizata joqeveritare, rinore, sportive dhe kulturore, që veprojnë në komunën e Rahovecit, dje përfituan subvencionim direkt nga Komuna.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se vlera e përkrahjes për OJQ-të për këtë vit është mbi 121 mijë euro.

“Jemi të vendosur që rinisë, sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore t’ia japim përkrahjen e merituar për t’i mbështetur projektet e tyre, që burojnë nga shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme. Vlera e përkrahjes për këto OJQ përfituese nga Komuna e Rahovecit për këtë vit është 121,500.00 €. Shpresoj që mbështetja jonë të kthehet në rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët. Suksese të gjitha organizatave në synimet e tyre!”, ka njoftuar Kryetari i Rahovecit.