Hyn në fuqi roamingu në Ballkan, çmimet ulen për 90 për qind

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që është nënshkruar në Beograd, në prill të këtij viti.

“Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Më tej Lluka ka thënë se brenda 2 viteve tarifat do të eliminohen tërësisht, duke filluar nga korriku i vitit 2021.

“Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB”, thuhet në postimin e Llukës.

Reklama