26 të vdekur dhe 1383 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Sërish shifra alarmante me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. 26 persona kanë humbur jetën e janë regjistruar edhe 1383 raste të reja nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

Me 26 të vdekurit sot, shifra të vdekurve vetëm në tri ditët e fundit ka shkuar në 82. Nga fillimi i pandemisë, betejën me virusin e kanë humbur 2503 persona.

Sot janë regjistruar edhe 1383 raste të reja, ndërsa janë shëruar 996 persona.

Numri i rasteve aktive është rritur në 26 mijë e 886.

Reklama