24 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e tre strategëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Më 31 janar të vitit 1997, dëshmorët e lartpërmendur ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë kur hasën në pritën e vënë nga forcat serbe në fshatin Pestovë, ku të tre ranë heroikisht, njofton Klan Kosova

Për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve në fjalë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, sot në ora 10:00 do të bëjë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ndërsa me moton “Ditët Historike të shënuara me gjak, nderohen duke dhuruar gjak”, Kulla e Zahir Pajazitit në ora 10:00 hap dyert për te pritur qytetar te cilët do te kenë mundësi te dhurojnë gjak për të nderuar heronjtë.

Reklama