24 vjet e gjashtë muaj burg për Pjetër Ndrecajn që vrau gruan dhe vajzën

24 vjet e gjashtë muaj burg, është dënuar Pjetër Ndrecaj – i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij.

Ky vendim, Pjetër Ndrecajt iu dha sot në Gjyktën Themelore në Gjakovë, përcjellë Klan Kosova.

Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj, përcjellë Klan Kosova.

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Reklama