Mërgimtari nga Drenoci dhuron 8 karroca dhe 500 euro për familjet në nevojë

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot afaristi nga Drenoci Nevzat Berisha, i cili jeton në Gjerani ka dhuruar 8 karroca për personat me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Berisha ka dhuruar edhe 500 euro për familjet në nevojë në komunën e Rahovecit.

Njoftimi i Latifit:

Njeriu i mirë dhe afaristi i vyeshëm nga Drenoci, Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, sot, ka dhuruar një donacion prej 8 karrocash për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm.

Ai, poashtu ka dhuruar edhe 500 euro të holla për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit.

E falënderoj Nevzatin për ndihmën, solidaritetin dhe humanizimin e tij!

Reklama