21-vjeçarja nga Rahoveci preu venat, deklaron se tentoi vetëvrasjen nga dhuna dhe presioni i burrit

21-vjeçarja F.Th., nga Rahoveci ka tentuar vetëvrasjen duke prerë venat e dorës me thikë më 4 mars të këtij viti. Sipas saj, deri te ky veprim ka ardhur pasi ka pasur dhunë dhe presion të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj V.M, 28-vjeçar, mëson Gazeta Express nga burime të besueshme të saj.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima është ndaluar në repartin e Neuropsikiatrisë, ndërsa dje pas përmirësimit të gjendjes ka treguar motivin e tentimvetëvrasjes.ADVERTISINGnullnull

“Dje pas përmiresimit të gjendjes e njëjta ka deklaruar se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të presionit dhe dhunës së vazhdueshme të të dyshuarit (bashkeshortit)”, tha tutje burimi i Expressit.

Me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës sot u bë e ditur se i dyshuari V.M., është arrestuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti në polici ëstë hapur si tentimvrasje dhe dhunë në familje.

“TEMTIM VETËVRASJE & DHUNË NË FAMILJE /Rahovec 04.03.2021-09:45. Lidhur me rastin më datën 08.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës, i cili me vendim të prokurorit për krime të rënda është dërguar në mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Reklama