AAK, dje vazhdoi fushatën në Zaqisht, Retijë dhe Opterushë

Fushata e AAK-së së Rahovecit, dje ka vazhduar në Zaqisht, Retijë dhe Opterushë.

Kryetari i Degës, Smajl Latifi, ka thënë se këto tri fshatra kanë arsye të forta që ta përkrahin AAK-në të cilës i prin kandidati për president Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se përkrahje në këto tri fshatra u dha edhe për kandidatët për deputetë.

Latifi shkruan:

Zaqishti, Retija dhe Opterusha, kanë arsye të fortë të përkrahin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kauzën tonë për një Kosovë të fortë, e që i prin Lideri ynë, njeriu i cili po kthehet përsëri si hero në ballë të proceseve për të mirën e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përkrahje morëm edhe për kandidatët tanë për deputetë, njerëz të devotshëm e me vlera si: Fatmir Iska me numrin 26, Bjondina Kleqka me numrin 41, Mahmut Morina me numrin 80 dhe Berat Duraku me numrin 81.

Faleminderit shumë!

14 shkurti le të jetë nisje e re për Kosovën!

#ForcaeKosovës✅1️⃣3️⃣5️⃣

#RamushiPresident✅1️⃣

SL

Reklama