Nesër Dita e Çlirimit të Rahovecit, plot aktivitete për shënimin e kësaj dite të veçantë

Nesër, më 14 qershor, Rahoveci shënon 20 vjetorin e çlirimit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latif, ka njoftuar se në shënimin e kësaj dite Komuna e Rahovecit ka paraparë aktivitete të ndryshme, për të përkujtuar rëndësinë madhore të kësaj date.

Më poshtë gjeni aktvitetet që do të mbahen për të shënuar këtë ditë të veçantë për Rahovecin:

08:00-:09:00 -Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës – Komuna Rahovec

09:00- 11:00- Homazhe në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve

12:00-13:00- Seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit-Kuvendi Komunal- Rahovec

13:00-14:00- Orë letrare “Muza e lirisë”-Hotel Park Plaza- Rahovec

14:30-16:00- Orë historike “Rrugëtimi ynë drejt lirisë″
Ekspozitë e artistëve të Rahovecit me tematikë figurat dhe vlerat e luftës së UÇK-së- Muzeu i Qytetit- Rahovec

16:00-17:00- Koncert festiv për fëmijë- Palestra sportive ″Mizahir Isma″

18:00-19:00- Gara sportive – Turneu i Lirisë (Finalja)- Palestra sportive ″Mizahir Isma″

Reklama