16-vjeçari nga Dejni ulet për herë të parë në jetë, pas trajtimit në Turqi

Albert Krasniqi nga fshati Dejnë e ka tejkaluar një problem të madh shëndetësor, që i ishte bërë barrë për një pjesë të gjatë të jetës së tij.

Faqja në Facebook e fshatit Dejnë, ka njoftuar se pas shumë viteve 16-vjeçari tashmë ka shënuar përmirësim në shëndetin e tij. Ai arrin të ulet dhe të qëndrojë në këmbë, duke i sjell lumturi të madhe nënës e familjes së tij.

Siç ka njoftuar një faqe në Facebook, Krasniqi i ishte nënshtruar një trajtimi në Turqi, gjë e cila ishte bërë e mundur falë angazhimit disa-vjeçar të ish-asamblistit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, Labinot Berisha, i cili ka arritur që ta vë në dijeni zyrën e BE-së për rastin e Albertit.

Bashkimi Evropian, konkretisht Komisioni Evropian ka dhuruar mbi 100 mijë euro për shërimin e Albertit, ndërkaq një tjetër donator, sipas Labinot Krasniqit, ka dhuruar rreth 1000 mijë franga zvicerane. Ky është Milazim Hoti nga Dejni.

Për herë të parë po ndajmë një pjesë të historis së dhimshme, në heshtje si gjithmon por i vendosur ishte përfshire Labinot Berisha nga Dejni duke qenë i vendosur dhe bërë një premtim të madh Albertit, se do të angazhohet intenzivisht për ta dërguar për shërim jasht vendit.

“Ky zotim ishte bërë në vitin 2015 Albertit dhe prindërve të tij, në ditë kur ishte informuar për herë të pare për sëmundjën e Albertit duke dërguar për në vizit të mjeku në një klinike të Gjakoves. Po ajo ditë ishte momenti kur ishin njohur Alberti dhe Labinoti, dy njerëz dy ëndrra një qëllim tashnë është arritur, Labinoti t’i mundëson që Alberti të udhetoj jashtë Kosovës për shërim dhe Alberti të arrij të ulet dhe të ngrihet në këmbet e tij, vertet diçka madhështore. Marrë parasysh historin e këtij engjulli, humanizmin e madh që ka Dejni, në momentin e kthimit në familje ky femije meriton një pritje madheshtore duke inkurajuar për jetë Albertin”, thuhet në njoftimin e fshatit Dejn.

 

 

Reklama