16-vjeçaren nga Gjilani e mbytë rryma, familja e saj akuzon ambulancën për vonesë

Familjarët e 16-vjeçares, Mirlinda Ibrahimi, e cila ndërroi jetë pas kontaktit me rrymën në shtëpinë e saj në fshatin Capar të Gjilanit, pretendojnë se ekipi i ndihmës së shpejtë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) është vonuar.

Rasti ka ndodhur më 12 qershor dhe se vdekja e saj është konstatuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Nëna e së ndjerës, Arbnesha Mushkolaj, deklaron se vajza kishte hyrë në banjë për pastrim dhe defekti në rrymë kishte shkaktuar lëndimin e saj. Ajo ka thënë se është përpjekur ta ndihmojë 16-vjeçaren, derisa njëra nga vajzat e saj ka thirrur emergjencën në numrin 112.

Ajo deklaron se kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së bashku me vajzën e lënduar në pritje të autoambulancës. Sipas saj, operatori i thirrjeve nuk ka pasur sjellje korrekte.

Reklama