16 të vdekur dhe 258 raste të reja brenda 24 orëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shënuar 16 vdekje brenda 24 orëve, duke çuar numrin e përgjitshëm në 212.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 480 mostra prej të cilave 258 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Njoftim nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të
shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.